Rezultatet paraprake nga Exit Poll i Euronews Albania për qarkun e Tiranës
Euronews Albania publikon të dhënat paraprake të dala nga Exit Poll për qarkun e Tiranës, ku dy partitë kryesore kanë rezultate të barabarta.
Këto rezultate për qarkun e Tiranës kanë dalë nga 80% e të dhënave të mbledhura deri më tani nga intervistimet në terren.
Nga të dhënat paraprake të dala nga Exit Poll, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë shpërndarje të barabartë mandatesh në qarkun e Tiranës.
Të dhënat paraprake për qarkun e Tiranës vijojnë si më poshtë:
Partia Socialiste nga 16-17 mandate
Partia Demokratike nga 16-17 mandate
Partia Socialiste për Integrim nga 2-3 mandate
Partia Social-Demokrate nga 0-1 mandat
Në studion e Euronews Albania ku po publikohen rezultatet e Exit Poll minutë pas minute, analistët kanë komentuar mbi këto të dhëna paraprake.
Rezultatet e para të Exit-Poll për Tiranën by Euronews Balkans
Gazetari Neritan Sejamini tha se rezultati i Tiranës është domethënës nëse marrim parasysh rritjen e opozitës.
“Në përqindje PD-ja duket se është më lart dhe merr avantazh si parti e parë PD-ja përfiton nga partitë e vogla. Nëse i marrim në ekstrem PS-ja 16 dhe opozita e bashkuar 20 mandate mund të jetë më ngushtë se kaq, por do jetë ky rezultat. Tirana është domethënëse dhe ka rritje domethënëse dhe është ogur i mirë. Nëse është kështu e Durrësi i jep fitore PD-së”, u shpreh z. Sejamini.
Gazetari Adri Nurellari, nga ana e tij tha se situata në Tiranë është një mikrografi e të gjithë Shqipërisë, duke bërë që klima e sotme në Tiranë të jetë përfaqësuese për të gjithë vendin.
“Humori i Tiranës tregon klimën e gjithë Shqipërisë pasi ka qytetarë nga gjithë Shqipëria dhe do jetë përfaqësues i klimës së opinionit në gjithë vendin. Nëse diku njerëzit janë të lirë për të dhënë çfarë mendojnë ky qytet është Tiranë, pasi nuk varen nga administrata siç ndodh në rrethe”, u shpreh z. Nurellari.
Ekspertja e komunikimit, Erla Mëhilli, theksoi se Tirana do i prijë ndryshimit për këto zgjedhje.
“Tirana do i prijë ndryshimit. Ky është lajm i mirë për opozitën pasi kështu do ndodhë në qytetet e tjera. Kjo përfaqëson frymën e Shqipërisë”, u shpreh znj. Mëhilli.
Jonila Dodole u shpreh se priste një rezultat akoma më të lartë për opozitën, mirëpo nëse Durrësi dhe Elbasani janë në të njëjtat nivele atëherë për znj. Godole shanset që opozita të fitojë zgjedhjet janë të larta.
Gazetari i Euronews Albania, Soni Frashëri tha se përmes Exit Poll të realizuar nga Euroneës Albania në bashkëpunim me MRB do të mund të kuptohet dhe arsyeja se përse do të kemi rezultatin final.
Nga këto Exit Poll, siç tregoi dhe Frashëri, 58.2% e votuesve janë burra dhe 41.8% janëe gra.
“61.8% e meshkujve që kanë votuar ne Exit Poll-in tonë kanë votuar për Partinë Demokratike dhe 45.6% e femrave kanë votuar për Partinë Socialiste. Këto janë shifrat më domethënëse të këtij Exit Poll-i,” – u shpreh gazetari.
Nga mosha 25-34 vjeç ka qenë grupmosha më aktive në Exit Poll me një pjesëmarrje 20.4%.
“Grupmoshat që kanë bërë diferencën janë 18-24 që kanë votuar 23.1% LSI-në, grupmosha 25-34, që ka votuar 24.5% përsëri LSI-në, pra grupmosha e re le të themi që ka votuar më shumë për LSI-në,” – sqaroi gazetari.
Sipas grafikëve të realizuar nga Exit Poll, vihet re se grupmoshat mbi 55 vjeç kanë votuar kryesisht për Partinë Socialiste.
Sa i takon vendosmërisë së qytetarëve, Exit Poll realizuar nga Euronews Albania dhe MRB përsëri ka një përgjigje.
Duke marrë parasysh totalin e atyre që kanë pranuar të intervistohen, këtë javë morën vendimin për të votuar 11.4% e qytetarëve, 12.4% kanë vendosur të votojnë gjatë muajit të kaluar dhe 69.3% e tyre u përgjigjën se vendimin për të votuar e kanë marrë para shumë kohësh.
Ndërkaq çfarë është vënë re nga sondazhi është dhe prirja e votuesve nga zgjedhjet e vitit 2017 në këtë vit.
86% e qytetarëve kanë votuar Partinë Socialiste këtë vit nga ku 6.9% që ka votuar PS-në në 2017- tën në zgjedhjet e 2021-shit kanë votuar për PD-në, 2.4% e elektoratit ka votuar për LSI-në dhe 3.4% për PSD-në.
Nga ky Exit Poll është kuptuar se elektorati blu ka pasur një pjesëmarrje prej 92.1%, ndërkaq 3% e elektoratit të vitit 2017, këtë vit ka votuar për PS-në, 2% për LSI-në dhe 0.8% për PSD-në.
Lexoni gjithashtu Rezultatet paraprake të Exit Poll nga Euronews Albania për zgjedhjet e 25 prillit
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta