Bënte thirrje për djegien e kutive të votimit, arrestohet i riu në Libofshë
Në afërsi të qendrës së votimit në fshatin Agim në Fier, një qytetar ka bërë thirrje për djegien e kutive të votimit.
Qytetari me iniciale M.P, banues në fshatin Havaleas, ka shkuar në kishën e fshatit Agim dhe ka hedhur në oborrin e jashtëm të saj një shishe me molotov e cila ka shpërthyer dhe për pasojë ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.
Ai ka kërcënuar gjithashtu se do të djegë të gjitha kutite e votimit, duke sharë të gjitha subjektet politike.
Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka shoqëruar autorin drejt Komisariatit ndërkohë që në cilësinë e provës material janë sekuestruar, shishe molotov, armë të ftohta dhe libra të një sekti fetar.
“Po kryhen veprimet procedurale hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta