Neritan Sejamini: Nëse qeveria ka humbur Shqipërinë, humbja do të ketë emrin Tiranë

25 Prill 2021 | 21:59

Gazetari i ‘Me pak fjalë’, në Euronews Albania, Neritan Sejamini tha se nëse opozita do të vijë në pushtet, Tirana e ka vendosur këtë.

Sipas tij, sondazhdet e publikuara deri tani nga Euronews Albania në bashkëpunim me MRB kanë dhënë një rezultat të përafërt në rang kombëtar, por jo në Tiranë, ku është vënë re në këto zgjedhje pjesëmarrja më e lartë në votime, por edhe përqindja më e madhe e mbështetjes për PD.

“Një gjë është e sigurt, tek Tirana kemi fitore kokën më kokë PS-PD. Madje, PD e ka kaluar PS si subjekt politik për nga përqindja, edhe pse ky kalim është më i vogël tek mandatet.

Përqindja e mbështetjes PD-LSI është shumë e madhe në krahasim me vendet që konvertohen në kuvend. Dhe jam i bindur që nëse opozita do të vijë në pushtet, Tirana e ka vendosur këtë. Edhe pjesëmarrja më madhe është në Tiranë. Nëse qeveria ka humbur Shqipërinë, humbja do të ketë emrin Tiranë”, tha Sejamini.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë

Në emisionin “E Vërteta me Fjalë” në Euronews Albania, Baton Haxhiu, autori i emisionit analizon fenomenin e votave të pavlefshme dhe sipas tij ky është...
11:57 | 08/05/2021

Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, u përdor për herë të parë vota preferenciale. Por, listat nuk ishin plotësisht të hapura pasi siç e tregon...
19:36 | 03/05/2021

Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike

Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka dhënë dorëheqjen si drejtues kësaj force politike pas rezultatit zhgënjyes që mori në zgjedhjet parlamentare të 25...
13:00 | 02/05/2021