Putin telefonon presidentin kinez, diskutojnë rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi të martën një bisedë telefonike me homologun kinez Shi Xhinping, me të dy liderët që pritet të kenë të bëjnë me presidentin amerikan Donald Trump.
Ata e vunë theksin tek lidhjet e forta personale, që sipas Putin nuk varen nga situata aktuale ndërkombëtare.
“Ne së bashku mbështesim zhvillimin e një rendi global më të drejtë dhe multipolar dhe garantimin e sigurisë në Euroazi dhe në gjithë botën”, u shpreh Putin.
Nga ana tjetër, Shi shprehu shpresën për marrëdhënie pozitive me Shtetet e Bashkuara në një bisedë telefonike me Trump të zhvilluar të premten dhe të përmendur të martën nga qeveria e tij.
“Kina është e gatshme të forcojë dialogun me Shtetet e Bashkuara, bazuar në parimet e respektit reciprok, bashkekzistencës paqësore dhe përfitimeve dypalëshe. Ne synojmë të zgjidhim dallimet, të zgjerojmë bashkëpunimin dhe shpresojmë se Uashingtoni do të punojë me ne për të promovuar zhvillimin e marrëdhënieve të qëndrueshme Kinë-SHBA”, tha Guo Jiakun, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze
Por kryediplomati rus, Sergey Lavrov tha se interesat e Amerikës nuk kanë ndryshuar me ardhjen e Trump.
“Interesat e Shteteve të Bashkuara nuk kanë ndryshuar kurrë, qoftë me një president demokrat apo republikan. Interesi i tyre është të jenë gjithmonë më të fortë se konkurrentët”, u shpreh Lavrov.
Sidoqoftë, vetë Putin ka nënvizuar se është i hapur për dialog me administratën Trump për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, duke marrë parasysh interesat ruse.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta