Rezultatet e zgjedhjeve mund t’i ndiqni direkt në aplikacionin e Euronews Albania

25 Prill 2021 | 23:10

Rreth orës 23:00 të së dielës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raportoi rezultatet e para të numërimit të votave, rezultate të cilat u reflektuan direkt në aplikacionin e Euronews Albania (kliko këtu për të shikuar rezultatet).

Gazetari Sonil Frashëri tregoi se si mund të qaset ky aplikacion në çdo moment dhe se si mund të shikohen aty të dhënat për çdo qark, në nivel krahasimi me rezultatet e shkuara madje edhe në nivel mandatesh.

“Te aplikacion i Euronews Albania mund të bëni dhe krahasimin se si ka qenë rezultati në këtë bashki në vitin 2017 në këtë zonë,” tha gazetari Frashëri duke vijuar me shpjegimin.

Nga të dhënat e para të KQZ-së u reflektuan kutitë e numëruara në Bashkinë Pustec, ku PS rezultoi me 46.27%, PD me 44.71% dhe LSI me 6.67%.

Sipas të dhënave të plota të Exit-Poll-it të Euronews Albania dhe MRB rezulton se do të ketë një garë të fortë mes PS-së dhe opozitës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë

Në emisionin “E Vërteta me Fjalë” në Euronews Albania, Baton Haxhiu, autori i emisionit analizon fenomenin e votave të pavlefshme dhe sipas tij ky është...
11:57 | 08/05/2021

Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, u përdor për herë të parë vota preferenciale. Por, listat nuk ishin plotësisht të hapura pasi siç e tregon...
19:36 | 03/05/2021

Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike

Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka dhënë dorëheqjen si drejtues kësaj force politike pas rezultatit zhgënjyes që mori në zgjedhjet parlamentare të 25...
13:00 | 02/05/2021