Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë e huaj terroriste’
Presidenti Donald Trump shpalli të mërkurën lëvizjen Houthi të Jemenit, të njohur zyrtarisht si Ansar Allah si “organizatë e huaj terroriste”, njoftoi Shtëpia e Bardhë nëpërmjet një deklarate.
Vendimi imponon dënime më të ashpra nga sa kishte zbatuar administrata Biden për grupin e lidhur me Iranin, si përgjigje ndaj sulmeve të tij ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, si dhe kundër anijeve luftarake amerikane që mbrojnë këtë korridor jetik detar.
“Aktivitetet e grupit Houthi kërcënojnë sigurinë e civilëve dhe personelit amerikan në Lindjen e Mesme, sigurinë e partnerëve tanë më të afërt rajonalë dhe stabilitetin e tregtisë globale detare”, thuhej në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Shtetet e Bashkuara vijon më tej deklarata, do të punojnë me partnerët rajonalë “për të eliminuar aftësitë dhe operacionet e Ansar Allah-ut, për t’i bllokuar atij burimet dhe në këtë mënyrë për t’i dhënë fund sulmeve të tij ndaj personelit ushtarak dhe civilëve amerikanë, partnerëve të SHBA-së dhe anijeve në Detin e Kuq”.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta