Ambasadori Soreca del në terren: Përshëndes thirrjen e liderëve të partive për durim
Në orët e para të mëngjesit, Ambasadori i delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka shkuar në qendrën e votimit te Muzeu Kombëtar në Tiranë, aty ku ka nisur procesi i numërimit.
Këtë njoftim z. Soreca e ka dhënë në Twitter, ku deklaron se ka pritshmëritë që procesi i numërimit do të vazhdojë në nivele të larta të integritetit dhe përgjegjësisë.
‘’Duke vizituar qendrën e numërimit te Muzeu Kombëtar në Tiranë ku ka nisur procesi. Ne presim që ky proces do të vazhdojë me nivel të lartë integriteti dhe përgjegjësie. Ne e mirëpresim thirrjen e udhëheqësve të partive për të pritur me durim rezultatet e numërimit”, thuhet në njoftimin zyrtar.
#Election2021🗳in #Albania🇦🇱. Visiting counting centre at the National Museum in #Tirana, where operations have started. We expect that they will be carried on with the highest level of integrity and responsibility. We welcome the call by parties’ leaders about the…1/2 pic.twitter.com/7Pom8ToCiW
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) April 25, 2021
Kujtojmë që përveç Soreca-s, edhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka dalë në terren me kreun e KQZ-së, Celibashin, për të ndjekur nga afër mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votave.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta