Putin: Jam i gatshëm të bisedoj me Trumpin për Ukrainën

24 Janar 2025 | 19:29

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se është i gatshëm për bisedime me homologun e tij amerikan, Donald Trump, për Ukrainën, duke e quajtur atë udhëheqës “të mençur” i cili do të mund ta kishte parandaluar nisjen e konfliktit më 2022.

Kievi reagoi menjëherë, duke paralajmëruar kundër përjashtimit të tij nga negociatat.

Udhëheqësi rus nuk tha se kur këto bisedime do të mbaheshin dhe Kremlini ka thënë më herët se po pret për “sinjale” nga Uashingtoni, pavarësisht se Trump një ditë më herët paralajmëroi se është i gatshëm të takohet “menjëherë” me Putinin.

“Ne gjithmonë kemi thënë, dhe unë dua ta theksoj sërish, se ne jemi të gatshëm për këto negociata sa i përket çështjes ukrainase”, tha Putin.

Putin po ashtu përsëriti pretendimin e pabazuar të presidentit amerikan se kishte fituar zgjedhjet presidenciale amerikane kundër Joe Biden më 2020.

Trump, që u inaugurua të hënën, e ka quajtur konfliktin “qesharak” dhe e ka kërcënuar Rusinë me sanksione ekonomike nëse nuk pajtohet të ndalë luftën.

Ai po ashtu ka thënë se nëse ulen çmimet e naftës, atëherë lufta do të përfundonte shpejt, pasi Rusia përdor të ardhurat nga nafta për të financuar luftën e saj kundër Ukrainës.

Pas deklaratave të Putinit, Kievi reagoi të premten dhe tha se nuk duhet të përjashtohet nga bisedimet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026