Kolumbia ‘dorëzohet’ para Trump: Si vendi latin ra dakord të pranojë emigrantët
Shtetet e Bashkuara nuk do të aplikojnë tarifa ndaj Kolumbisë, pasi qeveria në Bogota ka rënë dakord të pranojë emigrantët e dëbuar. Lajmi është bërë i ditur nga Shtëpia e Bardhë.
“Kolumbia ka rënë dakord të pranojë emigrantët që mbërrijnë me avionë ushtarakë amerikanë pa kufizime apo vonesa,” thuhet në një deklaratë.
Nga ana tjetër, qeveria kolumbiane ka deklaruar se do të ruajë kanalet e dialogut me Shtetet e Bashkuara për të garantuar dinjitetin e qytetarëve të saj.
Selia presidenciale në Uashington e ka përshëndetur marrëveshjen dhe e ka cilësuar atë një fitore për Donald Trump dhe linjën e tij të ashpër, pasi liderët e dy vendeve kishin shkëmbyer kërcënime në rrjetet sociale ditën e diel.
Konkretisht, Trump kishte urdhëruar tarifa për të gjitha produktet kolumbiane, pasi presidenti i vendit latin nuk kishte lejuar uljen e dy avionëve me emigrantë.
Presidenti Gustavo Petro ishte përgjigjur duke thënë se vendi i tij do t’i pranonte qytetarët e riatdhesuar vetëm nëse ata transportoheshin me avionë civilë dhe nëse nuk trajtoheshin si kriminelë.
Si përgjigje, Trump kishte njoftuar në rrjetin e tij “Truth Social” masa hakmarrëse urgjente, të cilat përfshinin tarifa 25 për qind, sanksione dhe ndalim të dhënies së vizave për zyrtarët më të lartë të shtetit kolumbian.
Edhe Ministria e Jashtme e Kolumbisë ka njoftuar se ka tejkaluar mosmarrëveshjen me Shtetet e Bashkuara, pak orë pasi presidenti Petro kishte postuar një mesazh të gjatë në rrjetin “X”, ku dënonte atë që e quante “bllokadën” e Trump.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)