Numërohen 1595 kuti votimi, si pozicionohen PD, PS dhe LSI
Procesi i numërimit të votave vijon në 12 qarqet e vendit, ndërkohë janë numëruar 1595 kuti votimi.
Bazuar në të dhënat e KQZ dhe të përpunuar nga Euronews Albania deri në orën 09:00 vihet re se Partia Socialiste vijon të kryesojë në rang kombëtar.
Në qarkun Shkodër, Partia Demokratike kryeson me 42.75% në krahasim me Partinë Socialiste, e cila deri tani ka marrë 29.44%, kurse LSI ka siguruar 7.73% të votave-kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Në qarkun e Kukësit, Partia Demokratike kryeson bindshëm me 62.67 % kundrejt Partisë Socialiste me 35.6% dhe LSI me 0.14%-kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Kurse në Dibër, Partia Socialiste deri në këto momente renditet e para me 45.97%, PD me 41,99 % dhe LSI me 7.65%-kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Po ashtu edhe në Durrës, Partia Socialiste konfirmohet si kryesuese me 53.41%, PD me 38.19% dhe LSI me 6.44%-kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Në qarkun e Tiranës, i cili është edhe qarku më i madh në vend, Partia Socialiste vijon të kryesojë me 51.12% të votave, kundrejt PD e cila deri tani ka marrë 36.51 vota dhe LSI me 6.07%-kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Po ashtu edhe në Elbasan, Partia Socialiste renditet e para me 54.96%, PD 36.88% dhe LSI me 5.04%-kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Në Fier, Partia Socialiste kryeson me 52.21%, PD me 38.04% dhe LSI me 6.54%-kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Në qarkun e Beratit, PS-ja vijon të jetë parti e parë me 54.65%, PD me 30.36%, kurse LSI ka marrë vetëm 12.72% të votave-kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Ndërkohë edhe në qarkun juglindor të Korçës, Partia Socialiste rezulton se deri tani ka siguruar 48.601% të votave, PD 41% dhe LSI 7,77%-kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Në qarkun Vlorë, aty ku kandidon për deputet kryeministri Edi Rama, PS-ja ka arritur të marrë 57.25%, PD 32.72%, kurse LSI 6.54%-kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Në qarkun Gjirokastër, Partia Socialiste ka siguruar 54.92%, PD 28.6711% dhe LSI me 13.51%-kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta