Numërohen mbi 50% e votave në Qarkun Vlorë, kryeson PS me 61,56%

26 Prill 2021 | 11:00

Në qarkun e Vlorës është mbyllur numërimi në 226 kuti nga 445 gjithsej. Nga të dhënat e përpunuara rezulton se Partia Socialiste prin me 61, 47 për qind të votave, Partia Demokratike me 28,26 për qind dhe lëvizja Socialiste për Integrim me 8,5 për qind të votave.

Korrespondentja e Euronews Albania në Vlorë, Ebrieta Maçaj raportoi se në bashkinë Vlorë ka vijuar procesi i numërimit në KZAZ 84, 86, 85 të cilat kanë ndaluar për disa orë procesin e numërimit për shkak të lodhjes fizike të numëruesve.

Në KZAZ 85  janë 36 kuti nga 52 kuti ku PS ka 6600, PD 2500, ndërsa LSI 500.

Në KZAZ 84  janë 13 kuti nga 53 kuti ku PS ka 1728, PD 1102, ndërsa LSI 181.

Në KZAZ 86  janë 13 kuti nga 55 kuti ku PS ka 2338, PD 980, ndërsa LSI 158.

Në KZAZ 83  janë 34 kuti nga 66 kuti ku PS ka 3843, PD 2035, ndërsa LSI 294.

Në KZAZ 87, Selenicë janë 19 kuti nga 42 kuti ku PS ka 1940, PD 1082, ndërsa LSI 160.

Në KZAZ 88 në Himarë është mbyllur numërimi ku PS ka fituar me mbi 58 të votave dhe rezultati vijon si më poshtë:

PS: 3447 – 58, 67%

PD: 1854 – 31, 56%

LSI: 341 – 5.80 %

Të tjera – 108- 1,84%

Të pavlefshme : 124 – 2.11%

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë

Në emisionin “E Vërteta me Fjalë” në Euronews Albania, Baton Haxhiu, autori i emisionit analizon fenomenin e votave të pavlefshme dhe sipas tij ky është...
11:57 | 08/05/2021

Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, u përdor për herë të parë vota preferenciale. Por, listat nuk ishin plotësisht të hapura pasi siç e tregon...
19:36 | 03/05/2021

Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike

Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka dhënë dorëheqjen si drejtues kësaj force politike pas rezultatit zhgënjyes që mori në zgjedhjet parlamentare të 25...
13:00 | 02/05/2021