Luigi Soreca thirrje partive politike: Mos dilni në konluzione pa u numëruar edhe vota e fundit
Ambasadori i delegacionit të BE-së, Luigi Soreca, në një deklaratë për shtyp u bëri thirrje partive politike dhe shqiptarëve që të mos arrijnë në konluzione paraprake pa u numëruar të gjitha votat.
“Po presim të gjithë në qetësi, udhëheqësit politikë në Shqipëri duhet të bëjnë thirrje për të mos dalë në përfundime pa u numëruar të gjitha votat. Deri në fund të numërimit duhet të presim me qetësi dhe të mos arrijmë në konkluzione apo përfundime”, u shpreh z. Soreca.
Luigi Soreca përshkroi se në çfarë faze ndodhet procesi i numërimit të votave në Tiranë në këto momente, ku disa prej qendrave po bëjnë një pushim për t’u rikthyer sërish.
“Sot ishte dita e dytë vëzhgimit në këtë moment aq të rëndësishëm për Shqipërinë. Po shkoj në disa nga qendrat e numërimit në Tiranë. Në disa prej qendrave ekipet po bëjnë pushim për të rifilluar sërish punën. Më lejoni të them që procesi duhet të vijojë pa probleme por edhe pa vonesa pasi qytëtarët shqiptarë duan të mësojnë rezultatin e zgjedhjeve”, u shpreh ambasadori.
Z. Soreca u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen e votuesve, duke e parë këtë si një tregues pozitiv për demokracinë në vend.
“Qytetarët shqiptarë e thanë fjalën e tyre pavarësisht pandemisë, ka pasur një pjesëmarrje të lartë dhe kjo ishte një tregues i mirë i demokracisë në Shqipëri”, tha Ambasadori i delegacionit të BE-së.
Luigi Soreca tha gjithashtu se ka mirëpritur projektin pilot të votimit elektronik.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta