Trump: Tarifat mund të kenë ndikim të vogël negativ tek amerikanët
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të dielën se tarifat e vëna një ditë më parë mund të kenë efekte të vogla negative ose mund të mos kenë fare për amerikanët.
Në një shkrim në rrjetin ‘TruthSocial’, presidenti tha se: “Ne do ta bëjmë Amerikën të madhërishme përsëri, dhe për këtë ia vlen të paguash çdo çmim”.
Të shtunën, Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për vendosjen e tarifave të reja prej 25 për qind për mallrat që importohen nga Meksika dhe Kanadaja dhe një tarifë shtesë prej 10 për qind për importet nga Kina, duke nisur nga dita e martë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
“Si Kanadaja dhe Meksika kanë lejuar hyrjen e pashembullt në SHBA të emigrantëve të paligjshëm si edhe të fentanilit (lloj droge) që po u merr jetën amerikanëve”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt gjatë një konference për shtypin, të premten.
Specifikisht për Kanadanë, Trump anuloi përjashtimin ndaj detyrimeve tatimore për dërgesat me vlerë më pak se 800 dollarë.
Tarifa prej 10% ndaj Kinës, do t’i shtohet një sërë tarifash ekzistuese për importet që vijnë nga ai vend.
Sipas urdhrit të ri ekzekutiv, nuk parashikohen mekanizma për të kërkuar përjashtime për tarifat, por ka përcaktime për përshkallëzim të normave tarifore në rast se vendet e prekura hakmerren.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta