Influenca ruse në Gjermani, ligjvënësit: Moska po përpiqet të ndikojë në zgjedhje

3 Shkurt 2025 | 19:12

Kur mungon më pak se një muaj nga zgjedhjet, ligjvënësit gjermanë po japin alarmin se shtetet autoritare, përfshirë Rusinë, po përdorin keqinformimin për të nxitur destabilitetin.

Ministria e Jashtme gjermane sapo ka identifikuar një grup që fshihej prapa postimit të lajmeve të rreme në rrjetet sociale.

Politikani i Unionit Kristian-Socialist, Thomas Erndl ka konfirmuar se qeveria është në dijeni se Rusia po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet në Evropë, sidomos në Poloni dhe Gjermani.

 “Rusia po bën përpjekje masive dhe natyrisht kjo do të ketë pasoja. Rritja e AfD-së, për shembull, bazohet tek këto mekanizma: vënia në dyshim e shtetit dhe institucioneve, përhapja e narrativës se nuk po funksionon asgjë dhe portretizimi i të huajve dhe refugjatëve si një problem madhor”,- Thomas Erndl,  Deputet i CSU, Gjermani.

Euronews kërkoi një koment nga ambasada ruse në Berlin lidhur me akuzat, por nuk mori përgjigje përpara transmetimit të kronikës.

 “Institucionet duhet t’i bëjnë kontrast këtyre fushatave. Duhet të përmirësojmë mbrojtjen tonë. Ka përpjekje dhe nisma, përfshirë nga Ministria e Brendshme, por na duhen më shumë fonde për t’u siguruar që institucionet të kenë pajisjet e duhura. Ne duhet të përdorim teknologjitë moderne si inteligjencën artificiale për të analizuar këto procese. Por, çka është më e rëndësishme, na duhet edukim dhe ndërgjegjësim publik. Dhe këtu kemi ende një rrugë të gjatë përpara”, Thomas Erndl,  Deputet i CSU, Gjermani.

Politikani nga radhët e të Gjelbërve, Konstantin von Notz tha për Euronews se shtete si Rusia dhe Kina po shfrytëzojnë pikat e dobëta të Perëndimit, duke kërcënuar sigurinë.

 “Shërbimet sekrete janë gjithashtu një mjet i rëndësishëm kontrasti. Në këtë fushë na duhen si burime më të mira me më shumë personel, ashtu edhe më shumë autoritet ligjor. Besoj se lavjerrësi duhet të anojë nga nevojat e sigurisë, që do të thotë t’u ofrojë shërbimeve sërish më shumë të drejta”, Thomas Erndl,  Deputet i CSU, Gjermani.

Erndl rekomandon një bashkëpunim evropian më të fuqishëm për të frenuar fushatat e keqinformimit, sidomos nëse autorët ndodhen jashtë vendit.

Ndërsa politikanë të tjerë kritikojnë BE-së dhe Ministrinë e Brendshme gjermane se kanë dështuar në marrjen e masave të duhura.

LEXONI GJTHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës

Kina ka përsëritur thirrjen e saj që Shtetet e Bashkuara të heqin sanksionet dhe embargon afatgjatë ndaj Kubës, pas vendimit të Uashingtonit për të vendosur...
17:11 | 25/06/2026

Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur

Më shumë se 10,000 persona u raportuan të zhdukur pas tërmetit që goditi Venezuelën gjatë natës, sipas të dhënave nga një faqe interneti e krijuar...
16:42 | 25/06/2026

“Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë

Shumë banorë e kaluan natën në rrugë ose duke kërkuar familjarët e tyre në Catia La Mar, në shtetin La Guaira, një nga zonat që...
16:14 | 25/06/2026