SHBA do të “marrë” Gazën, analiza e diplomatit: Trump e sheh si zhvillues pronash
Ish-ambasadori i SHBA-së në Izrael, Dennis Ross, ka komentuar mbi qasjen e Donald Trump ndaj krizës në Gaza.
Diplomati e cilësoi planin e propozuar nga Trump që SHBA të marrë nën kontroll territorin palestinez, si një tregues të qasjes që presidenti amerikan ka për konfliktin në Gaza.
Sipas Ross, Trump e shikon Gazën si një problem të pasurive të paluajtshme dhe jo si një broblem politik.
I ftuar në programin “Today” të BBC Radio 4, ai theksoi se Trump e sheh këtë çështje si një mundësi për të transformuar një zonë që ka qenë gjithmonë e varfër, në vend që ta trajtojë si një problem politik.
“Për Trump, është një problem ndërtimi i pasurive të paluajtshme, nuk është një problem politik”, tha Ross. Ai shtoi se në rajon, kjo qasje shihet ndryshe, si një çështje me natyrë politike, dhe se kjo mund të jetë një pengesë për arritjen e një zgjidhjeje afatgjatë.
Trump ka kaluar dekada si zhvillues pronash para se të hynte në politikë, dhe i dërguari i tij në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, gjithashtu ka një histori të ngjashme në sektorin e pasurive të paluajtshme.
Në një deklaratë përpara takimit Trump-Netanyahu të martën, Ëitkoff sugjeroi se rindërtimi i Gazës do të kërkonte 10-15 vjet. Ai gjithashtu shprehu mendimin se palestinezët mund të kishin një “jetë më të mirë” duke u larguar nga territori.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset