Përfundon numërimi i votave në katër bashkitë e Qarkut të Elbasanit, PS forcë e parë

26 Prill 2021 | 17:19

Ka përfunduar numërimi në bashkitë Librazhd, Cërrik, Gramsh dhe Belsh, Qarku Elbasan ku Partia Socialiste ka dalë forcë e parë.

Në bashkinë e Librazhdit, Partia Demokratike ka marrë 5,000 vota, Partia Socialiste ka marrë 10,000 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 780 vota.

Në bashkinë e Cërrikut ka fituar Partia Socialiste me 8,347 vota, Partia Demokratike ka marrë 4,227 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 1,205 vota.

Edhe në bashkinë e Belshit është Partia Socialite ajo që ka dalë forcë kryesore duke marrë 5,700 vota, Partia Demokratike ka marrë 3,920 vota dhe Lëvizja Socialite për Integrim 118 vota.

Në Bashkinë e Gramshit Partia Socialiste ka marrë 8,130, Partia Demokratike ka marrë 3,300 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 800 vota.

Në qarkun e Elbasanit vazhdon numërimi për bashkinë e Elbasanit, Prrenjasit dhe Peqinit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë

Në emisionin “E Vërteta me Fjalë” në Euronews Albania, Baton Haxhiu, autori i emisionit analizon fenomenin e votave të pavlefshme dhe sipas tij ky është...
11:57 | 08/05/2021

Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, u përdor për herë të parë vota preferenciale. Por, listat nuk ishin plotësisht të hapura pasi siç e tregon...
19:36 | 03/05/2021

Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike

Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka dhënë dorëheqjen si drejtues kësaj force politike pas rezultatit zhgënjyes që mori në zgjedhjet parlamentare të 25...
13:00 | 02/05/2021