Vijon procesi i numërimit, deri në orën 18:00, PS kryeson në rang vendi
Bazuar në të dhënat e KQZ dhe të përpunuar nga Euronews Albania, vihet re se në orën 18:00 Partia Socialiste vijon të kryesojë në rang kombëtar.
Nga numërimi i 3118 kutive të votimit, në rang vendi, 48.79% të votave i ka marrë Partia Socialiste, 39.27% i ka marrë PD dhe 6.91% LSI.
Në qarkun Shkodër, Partia Demokratike kryeson me 43.87% në krahasim me Partinë Socialiste, e cila deri tani ka marrë 29.02%, kurse LSI ka siguruar 9.19% të votave.
Në qarkun e Kukësit, Partia Demokratike kryeson bindshëm me 62.09% kundrejt Partisë Socialiste me 36.06% dhe LSI me 0.16%.
Gjithashtu, sipas të dhënave që raporton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se PD kryeson edhe në qarkun e Lezhës me 45.38% kundrejt PS me 40.88% dhe LSI me 9.15%.
Kurse në Dibër, Partia Socialiste deri në këto momente renditet e para me 45.65%, PD me 44.3% dhe LSI me 6.56%.
Po ashtu edhe në Durrës, Partia Socialiste konfirmohet si kryesuese me 51.61%, PD me 40.13 % dhe LSI me 6.21 %.
Në qarkun e Tiranës, i cili është edhe qarku më i madh në vend, Partia Socialiste vijon të kryesojë me 48.27% të votave, kundrejt PD e cila deri tani ka marrë 39.29 vota dhe LSI me 5.98%.
Po ashtu edhe në Elbasan Partia Socialiste renditet e para me 55.53%, PD 36.43% dhe LSI me 4.88 %.
Të dhënat e pasqyruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve theksojnë se në qarkun e Fierit, Partia Socialiste kryeson bindshëm kundrejt rivalëve politikë, përkatësisht me 52.54%, PD me 37.63% dhe LSI me 6.89%.
Në qarkun e Beratit, PS-ja vijon të jetë parti e parë me 55.59%, PD me 28.18%, kurse LSI ka marrë vetëm 13.83% të votave.
Ndërkohë edhe në qarkun juglindor të Korçës Partia Socialiste rezulton se deri tani ka siguruar 46.79% të votave, PD 42.41% dhe LSI 7.24%.
Në qarkun Vlorë, aty ku kandidon për deputet kryeministri Edi Rama, PS-ja ka arritur të marrë 57.66%, PD 31.85%, kurse LSI 5.99%.
Po ashtu edhe në Gjirokastër, Partia Socialiste ka siguruar 55.83%, PD 28.11% dhe LSI me 13.07%.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta