Ambasadorja Kim për Euronews Albania: Numërimi të përshpejtohet, shqiptarët po presin rezultatin
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, i vuri theksin përshpejtimit të procesit të numërimit, nëse të dyja palët bien dakord.
“Kam disa raportime ku shpresohet që numërimi të bëhet më shpejt dhe nëse të dyja palët bien dakord, nuk ka arsye pse të mos përshpejtohet. Deri tani kam parë bashkëpunim”, u shpreh Yuri Kim.
Votuesit shqiptarë e kanë bërë detyrën e tyre, tha ambasadorja, tani është radha e numëruesve për të vijuar me detyrën përkatëse.
Yuri Kim tha se udhëheqësit e partive duhet të presin me qetësi rezultatin, pa deklaruar fitoren përpara kohe. Ata duhet të konsiderojnë se votuesit mezi po presin rezultatin, tha ambasadorja Kim.
“Është detyra e liderëve politikë që të jenë të qetë dhe të mos deklarojnë fitoren”, u shpreh znj. Kim.
Ambasadorja Kim theksoi sërish se për të do të ishte mirë që procesi i numërimit të përshpejtohet, duke shtuar se ai duhet të jetë sa më i saktë.
Shpresoj që numërimi të përshpejtohet, të jetë i saktë dhe të merret rezultati sa më shpejt të jetë e mundur.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta