“Pragu kombëtar i shërben sistemit të mbyllur”, analistët: Pengon për kandidatët e pavarur
Në emisionin “Ilva Now” u komentua një nga problemet, siç e cilësuan analistët e ftuar në studio, më të mëdha të sistemit zgjedhor.
Vendosja e pragut kombëtar për kandidat që nuk konkurrojnë në mënyrë kombëtare por konkurrojnë në mënyrë lokale, ishte një nga shqetësimet që ngriti autori i emisionit “Me pak fjalë”, Neritan Sejamini.
“Çështja është çuar në Gjykatën Kushtetuese nga Elton Debreshi, kandidat i pavarur në Peshkopi dhe unë shpresoj që Gjykata Kushtetuese ta heqë këtë rregull absurd që nuk ekziston në asnjë lloj vendi,” – u shpreh Sejamini.
Ndërkaq, në këndvështrimin e ekspertit të zgjedhjeve, Blendi Çekës, kjo është një çështje që nuk është diskutuar sepse ka pasur gjëra shumë më të rëndësishme për t’u rregulluar në sistem.
Politologu, Adri Nurellari komentoi se kjo është një manovër për t’iu mbyllur derën prurjeve të reja në politikë.
“Kjo nuk është rastësi. Ky është një sistem për të mbyllur dyert e prurjeve të reja politike. Nuk ka asnjë pikëpyetje këtu,” – tha Nurellari.
LEXONI GJITHASHTU:
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta