KQZ gjobit 18 KZAZ për shkak se nuk kanë numëruar mbi 50% të votave
KQZ-ja ka gjobitur 18 KZAZ në vend, për shkak se numëruesit nuk ja kanë dalë të numërojnë mbi 50% të votave. Gjoba ka vlerën e 3000 lekëve.
“Duke patur parasysh ecurinë e ditës së sotme, më lejoni të ju informoj se KQZ ka vendosur sanksionin administrativ prej 3 mijë lekësh për të gjithë anëtarët e komisioneve të zonave të administrimit zgjedhor, të cilët deri në këto momente kanë numëruar më pak se 50% të QV, pra për 18 KZAZ”, tha Drilona Hoxhaj në një deklaratë.
Ritmi i numërimit të votave nga këto KZAZ ka bërë që procesi i numërimit të ngadalësohet, ndërsa mësohet se anëtarët e gjobitur janë paralajmëruar që të përshpejtojnë procesin e numërimit.
“Sipas nenit 122 të Kodit Zgjedhor, do të duhet të kishte përfunduar minimalisht 50% e qendrave të votimit. Pas disa paralajmërimeve nuk është reflektuar dhe si rrjedhojë është vendosur gjobë”, raportoi gazetari i Euronews Albania.
KQZ-ja ka deklaruar më parë se rezultati i numërimit do të dalë pas 48 orësh nga fillimi i numërimit.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta