Belinda Balluku nga Kombinati: Fitore e madhe e PS, procesi legjitim dhe pa problematika

27 Prill 2021 | 00:01

Belinda Balluku ishte e pranishme në një qendër numërimi votash në zonën e Kombinatit në Tiranë, nga ku falenderuar grupin e numëruesve dhe të gjithë anëtarët e KZAZ-ve, të cilët siguruan një proces legjitim dhe pa problematika. Sipas znj.Balluku, PS ka arritur një rekord në KZAZ nr.36 në Kombinat, pasi është bërë një fushatë e rëndësishme në këtë zonë.

‘’Unë, stafet e mia dhe drejtuesi politik i Tiranës kemi qenë të përqëndruar në Kombinat pasi kjo është një zonë me problematikë, që i’a ka shtuar edhe tërmeti. Edhe pse ka qenë një fushatë atipike prej pandemisë, kam përdorur të gjithë kohën time për të vizituar çdo familje, për të njohur çdo problem në thelb’’, deklaroi Belinda Balluku.

Ajo tha gjithashtu se ka vënë re që në këtë zonë ka mbështetje të madhe për kryeministrin Rama dhe të gjitha punët që qeveria e tij ka bërë deri më sot. Nga punët e bëra, znj.Balluku përmendi “Rrugën e Arbrit” dhe sipas saj komuniteti dibran i zonës së Kombinatit ka arritur ta aksesojë edhe pse nuk është hapur akoma.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë

Në emisionin “E Vërteta me Fjalë” në Euronews Albania, Baton Haxhiu, autori i emisionit analizon fenomenin e votave të pavlefshme dhe sipas tij ky është...
11:57 | 08/05/2021

Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, u përdor për herë të parë vota preferenciale. Por, listat nuk ishin plotësisht të hapura pasi siç e tregon...
19:36 | 03/05/2021

Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike

Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka dhënë dorëheqjen si drejtues kësaj force politike pas rezultatit zhgënjyes që mori në zgjedhjet parlamentare të 25...
13:00 | 02/05/2021