Përfundon numërimi në qarkun e Dibrës, PD fiton me diferencë të ngushtë
27 Prill 2021 |
01:17
Pas qarkut të Kukësit është mbyllur procesi i numërimit edhe në qarkun tjetër verior, atë të Dibrës, ku ka dalë fitimtare Partia Demokratike.
Partia më e madhe opozitare ka arritur të fitojë në këtë qark, duke siguruar 45.13% të votave, të konvertuara në 3 mandate. Në vend të dytë rendite Partia Socialiste, e cila garantoi 44.67% të votave, të cilat përkthehen në 2 mandate. -Kliko këtu për të parë hartën interaktive
Forcë e tretë në qarkun e Dibrës është LSI-ja, e cila ka marrë 6.91% të votave, por pa siguruar asnjë mandat.
Në një lidhje direkte me Euronews, gazetari Benjamin Arifi deklaroi që kutitë e Bashkisë Dibër kanë bërë dallimin në nivel qarku, duke përmbysur rezultatin final në favor të Partisë Demokratike.
Lajme të Sugjeruara
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Në emisionin “E Vërteta me Fjalë” në Euronews Albania, Baton Haxhiu, autori i emisionit analizon fenomenin e votave të pavlefshme dhe sipas tij ky është...
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, u përdor për herë të parë vota preferenciale. Por, listat nuk ishin plotësisht të hapura pasi siç e tregon...
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka dhënë dorëheqjen si drejtues kësaj force politike pas rezultatit zhgënjyes që mori në zgjedhjet parlamentare të 25...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta