Von der Leyen paralajmron Trump: Dështimi në Ukrainë dobëson BE-në dhe SHBA-të
Në fjalim e mbajtur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kritikoi qasjen e re të politikës së jashtme të presidentit amerikan Donald Trump.
Von der Leyen tha se Evropa ka potencialin të “lëvizë malet” kur adopton një “mentalitet urgjence”.
Presidentja e Komisionit Evropian, lëshoi një paralajmërim të ashpër për Uashingtonin, duke theksuar se një dështim në Ukrianë do të ketë pasoja të rënda jo vetëm për sigurinë evropiane, por edhe për atë amerikane.
“Një Ukrainë e dështuar do të dobësonte Evropën, por gjithashtu do të dobësonte Shtetet e Bashkuara,” ka paralajmëruar von der Leyen.
Përkundër mendimeve të ndryshme, si BE ashtu edhe SHBA janë dakord se Kievit do t’i duhen “garanci të forta sigurie”.
“Ukraina ka nevojë për paqe përmes forcës, Evropa dëshiron paqen përmes forcës dhe siç e ka bërë të qartë Presidenti Trump: Shtetet e Bashkuara janë fuqimisht të përkushtuara ndaj kësaj doktrine”, shtoi von der Leyen.
Në fjalën e saj, presidentja e Komisionit Evropian theksoi angazhimin e BE-së për të mbështetur Ukrainën, duke iu përgjigjur akuzave të presidentit Trump se Europa nuk ka kontribuar sa duhet. Ajo nënvizoi se mbështetja financiare dhe ushtarake nga ana e BE-së për Ukrainën arrin në 134 miliardë euro, duke e bërë këtë kontribuim më të madhin krahasuar me çdo aktor tjetër.
Për sa i përket kërcënimit të një lufte tregtare transatlantike, von der Leyen kritikoi politikat tarifore të SHBA-së, duke thënë se “luftërat tregtare dhe tarifat ndëshkuese nuk kanë kuptim”. Kjo deklaratë tërhoqi duartrokitje nga audienca.
Ajo gjithashtu i tha samitit se e ardhmja e Ukrainës është “këtu në Evropë” dhe se zyrtarët janë duke punuar në procesin e anëtarësimit të këtij vendi në Bashkimin Evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta