Hamasi dorëzon sot tre pengje izraelite, Izraeli liron 369 të burgosur palestinezë
Hamasi njoftoi se negociatat me Izraelin për fazën e dytë të armëpushimit do të fillojnë në fillim të javës së ardhshme.
Në të njëjtën kohë, Al Jazeera raporton se 369 të burgosur palestinezë pritet të lirohen, ndërsa Hamasi planifikon të lirojë tre pengje të tjerë izraelitë.
Ministri i Jashtëm jordanez Ayman Safadi tha se vendet arabe mbështesin planin e Egjiptit për rindërtimin e Gazës, duke theksuar se nuk duhet të ketë shpërngulje të palestinezëve, ndërsa ministri izraelit Uriel Sarr akuzoi palestinezët se janë më të interesuar për të shkatërruar Izraelin sesa për të krijuar shtetin e tyre.
Al Jazeera raporton se pamjet e publikuara nga agjencia e lajmeve Shehab tregojnë dhjetëra luftëtarë nga Brigadat Qassam, krahu ushtarak i Hamasit dhe Brigadat Al-Quds, krahu ushtarak i Xhihadit Islamik Palestinez, duke qëndruar në një shesh në Khan Yunis, duke mbajtur flamuj.
Në orët e ardhshme, pengjet Sagui Dekel-Chen, Sasha Troufanov dhe Yair Horn pritet të lirohen nga robëria dhe t’i dorëzohen Kryqit të Kuq. Dekel-Chen dhe Horn mbahen nga Hamasi, ndërsa Troufan mbahen nga anëtarët e Xhihadit Islamik.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet