Britania merr rol udhëheqës në Evropë: Apeli për Gjermaninë dhe Francën

17 Shkurt 2025 | 14:21

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, u ka bërë thirrje aleatëve evropianë që të rrisin shpenzimet për mbrojtjen, ndërsa liderët e kontinentit përgatiten të takohen në Paris për diskutime mbi Ukrainën dhe sigurinë evropiane.

Starmer theksoi se Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të marrë një rol udhëheqës në këtë drejtim, duke nënvizuar rëndësinë e një mbrojtjeje të fortë jo vetëm për Ukrainën, por për gjithë Evropën.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me vijën e parë në Ukrainë, por me sigurinë kombëtare të Evropës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Mendoj se duhet të bëjmë më shumë,” deklaroi ai.

Në lidhje me një marrëveshje të mundshme armëpushimi mes Ukrainës dhe Rusisë, Starmer u shpreh se ajo duhet të jetë “e qëndrueshme, e drejtë dhe afatgjatë”. Ai shtoi se nuk dëshiron të shohë thjesht një amëpushim të përkohshëm që “thjesht i jep Putinit një shans për të sulmuar përsëri”.

Kryeministri britanik e cilësoi situatën aktuale si një “sfidë brezash” për sigurinë kombëtare dhe nënvizoi se pavarësisht rrjedhës së konfliktit, Mbretëria e Bashkuar duhet të sigurojë që Ukraina të jetë në “pozicionin më të fortë të mundshëm”.

Starmer ka sugjeruar më herët se Britania është e gatshme të dërgojë trupa në Ukrainë si pjesë e një force paqeruajtëse pas përfundimit të luftës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026