Çipa: U diskriminuan partitë e vogla, menataliteti i shqiptarëve i beson të fortit
Analisti Aleksandër Çipa tha për Euronews Albania se rikonfirmimi i një mandati të tretë për PS ishte një befasi, por kjo sipas tij lë në fuqi bipolaritetin partiak në Shqipëri, çka do të bëjë që parlamenti i ri të dominohet nga dy partitë e mëdha, PS-PD.
Sipas tij, optimale do të ishte që kishim një vlerë plurale, në mënyrë që në parlamentin e ri të kishim 4-5 parti të vogla që të ndikonin në vendimmarrje.
Për z. Çipa realiteti i konkurrencës politike në Shqipëri diskriminon aktorët e rinj të politikës, të cilët siç tha nuk ka mundësinë e infrastrukturës.
“Partitë e vogla kanë një diskriminim se nuk përdorin infrastrukturën si shumica apo forca kryesor opozitare. Kjo lidhet me mendësinë e elektoratit tonë se i besojmë të madhit, të fuqishmit dhe nuk e delegojmë të aktorët e tjerë”, u shpreh z. Çipa.
Nga këto zgjedhja sipas z. Çipa meritojnë një analizë të thellë pjesëmarrja e qytetarëve dhe vota preferenciale për kandidatët për deputet.
“Dy elemente të pritshme të domosdoshëm për t’u përdoru si kampion analize të thellë janë pjesëmarrja e qytetarëve, pasi ende nuk ka një shifër nga KQZ. Së dyti, votat që do shpalosen për kandidatët për deputetë”, tha Aleksandër Çipa.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta