Borrel dhe Varhelyi përgëzojnë procesin zgjedhor dhe bëjnë thirrje për vazhdimin e reformave dhe dialog konstruktiv mes palëve
Përfaqësuesi i lartë për Politikën e Jashtme në BE, Josep Borrell si edhe Komisionari i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi kanë publikuar një deklaratë për shtyp rreth zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, ku ndër të tjera, thërrasin për një formim qeveritar, që duhet të jetë i fokusuar tek vazhdimësia në përmbushjen e reformave, sidomos për Shtetin Ligjor.
Në këtë deklaratë gjithashtu përsëritet thirrja për një dialog politik konstruktiv dhe përfshirës nga të gjithë palët.
Pasi kanë uruar Shqiptarët për ushtrimin e të drejtës së tyre demokratike këtë të djelë, zyrtarët e BE shtojnë se paç kas sfidave të imponuara nga pandemia, ja dolën të zhvillojnë një proces në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.
“Këtë të djelë, Shqiptarët ushtruan të drejtën e tyre demokratike për të votuar. Ne i përgëzojmë të gjithë ata që kontribuuan për ta bërë këtë të mundur, paç kas sfidave në kontekstin e COVID-19. Zgjedhjet u mbajtën duke implementuar një kornizë të re elektorale, që u adoptua në një linjë me rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Sipas gjetjeve dhe konkluzioneve të deritanishme nga misioni monitorues i OSBE/ODIHR, zgjedhjet parlamentare ishin në përgjithësi të organizuara mirë nga administrata elektorale, ndërkohë që fushata ishte energjike dhe përfshirëse.
Monitoruesit tanë kanë raportuar shqetësime lidhur me keqpërdorimin e burimeve apo funksioneve administrative nga partia në qeveri dhe figura të tjera publike. Të gjitha forcat politike duhet tashmë të sigurojnë një funksionim demokratik dhe efektiv të institucioneve shtetërore që do të vijnë si rezultat i këtyre zgjedhjeve. Kjo përfshin përgjegjësinë për të ndjekur parimin demokratik duke respektuar rezultatin. Çdo parregullsi duhet të sillet në vëmendjen e KQZ dhe autoriteteve të tjera kompetente dhe rastet duhet të hetohen me kujdes, përfshi ato për blerjen e votave,” shkruhet në deklaratë.
Së fundmi, deklarata e zyrtarëve të BE sjell në vëmendje se Shqipëria ka punuar në mënyrë të vazhdueshme për të arritur anëtarësimin në BE dhe formimi i qeverisë së re sipas tyre, nuk duhet të ndalojë implementimin e reformave apo vendosmërinë për mbizotërimin e shtetit ligjor. Deklarata përfundon duke bërë thirrje për dialog politik konstruktiv nga të gjitha palët.
“Shqipëria ka bërë hapa të jashtëzakonshme drejt rrugës Europiane, duke treguar këmbëngulje në arritjen e reformave të vështira që kanë qenë në interes të qytetarëve Shqiptar. Periudha e tranzicionit deri në inaugurimin e parlamentit të ri dhe qeverisë së re, nuk duhet të frenojë përpjekjet e vazhdueshme për të implementuar reformat e nevojshme. Ne duam të shohim vendin të hy në fazën e ardhshme të procesit të anëtarësimit, me anë të Konferencës së parë Ndërqeveritare që do ta hapë negociatat dhe pritet të ndodhë sa më parë të jetë e mundur.
Ne bëjmë dhe një herë thirrje për dialog politik konstruktiv dhe përfshirës nga të gjitha palët,” përfundon deklarata e zyrtarëve të lartë të BE-së.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta