Arben Ahmetaj: 74 mandatet e PS janë të sigurta, presim më shumë nga Durrësi dhe Tirana
Arben Ahmetaj bëri një prononcim për Euronews Albania nga KZAZ 34, në të cilën garon. Pasi analizoi se si janë aktualisht përqindjet e votave për partitë kryesore në atë qendër, z. Ahmetaj tha se rezultati i Partisë Socialiste është dinjtoz.
“E kemi pritur se kemi punuar shumë. Jemi 1700 vota mbi PD-në, në këtë njesi është eleminuar LSI-ja dhe është mbajtur PD në nivelet 37-28%, ndërsa PS do të shkojë në nivelin 49,5 – 50% që është rezultat shumë dinjitoz”, u shpreh z. Ahmetaj.
Në lidhje me shpërndarjen e mandateve sipas rezultateve deri tani, z. Ahmetaj tha se nuk pritet të ketë më ndryshim dhe nëse do të ketë, ndryshimi do të jetë në të mirë të PS-së.
“Edhe në trend, edhe në matematikë nuk ka asnjë ndryshim. Mund të ketë një ndryshim pozitiv në Durrës dhe në Tiranë pasi trendi ashtu tregon”, tha Arben
Me rezultatet e deritanishme shpërndarja e mandative është: 74 mandate për PS, 59 mandate për PD, 4 mandate për LSI dhe 3 mandate për PSD.
“Unë e prisja këtë rezultat, qytetarët e vlerësojnë punën, kanë vlerësuar lidershipin e kryeministrit Rama në reforma, në pandemi”, shtoi më tej z. Ahmetaj.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq