Rama jep datën, kur shpërndahet bonusi i pranverës për pensionistët

19 Shkurt 2025 | 14:18

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas debatit dhe polemikave në rrjetet sociale lidhur me bonusin e pranverës për pensionistët.

Në një postim në Twitter, ai ka publikuar vendimin e qeverisë dhe ka theksuar se flet me përgjegjësi të plotë, duke mohuar pretendimet se bonusi nuk do të shpërndahet.

Rama njoftoi gjithashtu datën konkrete të nisjes së shpërndarjes së bonusit, e cila do të jetë 1 mars 2025.

“Jo vetëm që unë nuk gënjej, por flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli. Meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpifjen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët! Por ja që vendimi për bonusin është marrë që në 9 janar dhe shpërndarja nis më 1 mars. Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre,” shkruan kryeministri.

Vendimi për bonusin ishte marrë më herët nga qeveria, por spekulimet në rrjetet sociale kishin ngritur dyshime për ekzekutimin e tij.

Me këtë reagim, kreu i qeverisë ka sqaruar se shpërndarja do të ndodhë sipas planit të përcaktuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026