Kreu i PD-së Lulzim Basha pritet të mbledhë drejtuesit politikë
Pas rezultatit jo të mirë në zgjedhje, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet të mbledhë drejtuesit politikë në orën 18:30.
Sipas të dhënave të deritanishme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Partia Demokratike ka arritur të sigurojë 59 mandate.
Nuk ka ende detaje konkrete se çfarë pritet të vendoset në këtë mbledhje, por fokusi pritet të jetë rezultati zgjedhor.
Ndërkohë procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit dhe Partia Socialiste konfirmohet fituese absolute me 74 mandate.
Pas këtij rezultati janë shtuar zërat brenda Partisë Demokratike, të cilët kërkojnë largimin e z. Basha nga drejtimi i partisë.
Njëri prej tyre është anëtari i Kryesisë Fatbardh Kadilli, i cili kërkoi dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe mbledhjen sa më parë të kryesisë.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta