Shpërthim pranë konsullatës ruse në Marsejë, diplomati rus: Sulm terrorist
Një shpërthim është regjistruar pranë konsullatës ruse në qytetin jugor të Francës, Marsejë. Sipas raportimeve të mediave lokale, zhurma e fortë është dëgjuar në afërsi të ndërtesës diplomatike, ndërsa zjarrfikësit kanë konfirmuar një incident në zonë.
Autoritetet franceze ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare mbi ngjarjen, por sipas agjencisë ruse të lajmeve RBC, konsulli i përgjithshëm rus në Marsejë, Stanislav Oranskiy, ka pohuar se shpërthimi ka ndodhur brenda ambienteve të konsullatës.
Ndërkohë, agjencia TASS raporton se Oranskiy e ka cilësuar këtë ngjarje si një akt me të gjitha karakteristikat e një sulmi terrorist. Ministria e Jashtme e Rusisë ka kërkuar një hetim të menjëhershëm mbi shpërthimin dhe rrethanat e tij.
Autoritetet franceze pritet të japin më shumë detaje në vijim lidhur me incidentin dhe masat e marra për sigurinë në zonë.
Lajm në përditësim…
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta