“Fillimi i paqes”, Zelensky: Shkëmbimi i plotë i të burgosurve të luftës me Rusinë
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy mbajti një fjalim gjatë Samitit të zhvilluar në Kiev në 3-vjetorin e nisjes së agresionit rus ndaj Ulrainës.
Zelensky tha se një shkëmbim i plotë i të burgosurve të luftës me Rusinë mund të jetë “fillimi” i përfundimit të luftës.
Ka pasur 60 shkëmbime të burgosurish midis dy palëve që nga fillimi i luftës, duke përfshirë një në dhjetor që përfshinte qindra të burgosur të shkëmbyer.
“Ky është opsioni i drejtë”, thotë Zelensky, duke vënë në dukje se ka mijëra ukrainas të arrestuar në Rusi – disa që janë mbajtur që nga pushtimi i Krimesë në 2014.
“Mijëra-mijëra njerëz të mbajtur nga Rusia”, tha ai.
“Rusia duhet t’i lërë të lirë ukrainasit. Ukraina është gati të shkëmbejë të gjithë për të gjithë dhe ky është një opsion i drejtë”.
Ukraina nuk publikon numrat e të burgosurve të luftës që mbahen nga Rusia, por totali mendohet të jetë më shumë se 8,000.
Ai paralajmëron gjithashtu për çdo marrëveshje të negociuar me nxitim me Rusinë, duke vënë në dukje: “Paqja nuk mund të shpallet thjesht në një orë”.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta