Goditi me grusht qytetarin, dënohet me burg deputeti britanik

24 Shkurt 2025 | 15:08

Deputeti britanik Mike Amesbury është dënuar me 10 javë burg pas një sulmi fizik ndaj një qytetari.

Ai është përjashtuar përfundimisht nga Partia Laburiste. Deputeti i Runcorn dhe Helsby u shpall fajtor në janar për goditjen e 45-vjeçarit Paul Felloës në Main Street, Frodsham, Cheshire, gjatë orëve të para të 26 tetorit 2024.

Sipas dëshmive të dhëna në gjykatë, Amesbury, në gjendje të dehur, e goditi viktimën në kokë, e rrëzoi përtokë dhe e sulmoi edhe pesë herë të tjera përpara se kalimtarët të ndërhynin.

Viktima pësoi lëndime të lehta, me disa plagë në kokë dhe gjymtyrë.

Partia Laburiste veproi menjëherë pas incidentit, duke e pezulluar Amesbury nga radhët e saj Një zëdhënës i Laburistëve deklaroi:

“Veprimet e Mike Amesbury ishin krejtësisht të papranueshme. Banorët e Runcorn dhe Helsby meritojnë një përfaqësim më të mirë dhe presim që ata të zgjedhin një deputet të ri laburist që do t’i përfaqësojë denjësisht.”

Nëse Amesbury nuk jep dorëheqjen, zgjedhjet e pjesshme mund të zhvillohen nëse të paktën 10% e zgjedhësve në zonën e tij elektorale nënshkruajnë një peticion tërheqjeje.

Gjykata vendosi që Amesbury të vuajë 40% të dënimit në paraburgim, ndërsa pjesën e mbetur nën mbikëqyrje për 12 muaj pas lirimit. Gjyqtari Tan Ikram theksoi se një dënim i menjëhershëm me burg ishte i nevojshëm si një masë ndëshkuese dhe parandaluese.

Për të parë videon e sulmit të deputetit ndaj qytetarit, klikoni këtu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026