Man Utd ngelet pa para! Shkarkon 200 punonjës, hiqet ushqimi falas për stafin

25 Shkurt 2025 | 14:28

Manchester United ka ndërmarrë një tjetër masë drastike për të zbutur disi krizën ekonomike ku ka shkarkuar 200 punonjës. Ndër të tjera, klubi ka hequr ushqimin falas për stafin teknik, përfshirë trajnerin Ruben Amorim.

Kriza ekonomike te Manchester United nuk është një shaka, por realisht klubi anglez po kalon një periudhë shumë të vështirë. Masat e marra për zbutjen e këtij fenomeni sa vijnë e bëhen më të ashpra, ku kujtojmë se muaj më parë u shkarkuan 250 punonjës, si dhe legjenda Sir Alex Ferguson. Pak orë më parë, një lajm ka qarkulluar në mediat britanike, ku konfirmuan se vrulli i shkarkimeve vazhdon, ku pronari Jim Ratcliffe ka urdhëruar shkarkimin e 200 punonjësve të tjerë të klubit.

Kjo është vetëm një pjesë e masave të marra, pasi ndër të tjera thuhet se gjithashtu është hequr vakti falas i ushqimit për stafin aktual, madje dhe për atë teknik, e më tej trajnerin Ruben Amorim. Të vetmit që do të ushqehen falas nga klubi janë futbollistët. Kjo është një lëvizje e padëgjuar më parë në futbollin e këtij niveli, por ndoshta as në kategoritë më të ulëta, ku stafi është lënë pa ushqim.

Ekspertët pranë skuadrës kanë deklaruar se kostot e këtyre shërbimeve shkonin në 1 milionë euro, e ulja e tyre do të sillte një përmirësim të buxhetit, megjithëse rrogat e lojtarëve në klub mbeten sërish të larta. Sipas informacioneve, Manchester United ka një gjysmë dekade në të cilën ka vetëm humbje në aspektin ekonomik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026