Sa është numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri për muajin janar

25 Shkurt 2025 | 15:06

Në muajin janar, në vendin tonë kanë hyrë 560 mijë vizitorë të huaj, ose 14.5 për qind më shumë se janë e vitit të kaluar. Së bashku me emigrantët shqiptarë, hyrjet arrijnë në 1.16 mln, shifër kjo rreth 12% më e lartë se vitin e kaluar. Të dhënat e nxjerra nga Instituti i Statistikave tregojnë se hyrjet kryesore kanë qenë nga pjesa jugore e Europës, dhe gjithashtu nga të gjithë rajonet e tjerë, vërehet rritje e numrit të vizitorëve që kanë shprehur interes për të parë vendin tonë.

Konkretisht nga Europa, kanë ardhur 541 mijë njerëz, pasuar nga Amerika me 11 mijë dhe Azia Lindore me 3600 shtetas. Investimet dhe publiciteti që i është bërë Shqipërisë në fushën e turizimit, së bashku me planin për ta fuqizuar këtë sektor edhe për vitet në vazhdim, kanë ndikuar në fluksin e shtuar të turistëve, jo vetëm gjatë verës, por edhe në stinët e tjera të vitit.

Kujtojmë se vitin e kaluar, Shqipëria priti 11.7 mln vizitorë të huaj, ndërsa për këtë vit mendohet që shifra të arrijë në 13 mln.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026