Interi kalon në gjysmëfinalen e Kupës, Empoli sfidon Juventusin

26 Shkurt 2025 | 12:29

Interi ka mposhtur pa vështirësi Lazion, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, aty ku e pret Milani. Në mbrëmje, një biletë kërkon edhe Juventus, që sfidohet nga Empoli.

Derbi i Madoninës, përballja historike mes Interit dhe Milanit, është një prej gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë, pasi zikaltrit mposhtën Lazion në stacionin parardhës. Më pas, vetëm një prej ekipeve të Milanos do të arrijë finalen e madhe dhe do të synojë fitimin e trofeut.

Edhe pse me shumë ndryshime në formacion nga ana e Simone Inzaghit, Interi nuk e pati aspak të vështirë të kalonte pengesën Lazio, të cilën e mposhti me shifrat 2-0.

Pjesa e parë u mbyll me golin e Arnautovic, me austriakun që realizoi një perlë në stilin volej, pa e lejuar topin të prekë tokën. Në pjesën e dytë, një ndërhyrje e parregullt ndaj Correas solli penallti në favor të milanezëve, të cilën e shndërroi në gol turku Hakan Calhanoglu. Kaq mjaftoi që Interi të kalonte më tej, ku e pret rivali i përbetuar, Milani.

Një biletë është ende në dispozicion, ku gara është mes Juventusit dhe Empolit, me bardhezinjtë që janë favoritë për kalimin më tej. Në Allianz Stadium, vendësit do të kërkojnë ta mbyllin gjithçka në 90’, pasi duelet e Kupës së Italisë janë me ndeshje teke. 6 lojtarë nuk janë në dispozicion të teknikut Motta, por kundërshtari nuk duket problematik, pasi ka pësuar 4 humbje radhazi. Në dyshim tek Empoli është qendërmbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026