Zelensky flet për marrëveshjen me Trump: Fillimi i një suksesi të madh
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka komentuar këtë të mërkurë marrëveshjen për mineralet e rralla që Ukraina ka dakordësuar me SHBA-të.
Zelensky tha se shpreson që një marrëveshje fillestare për mineralet me Shtetet e Bashkuara do të hapë rrugën për marrëveshje të tjera në të ardhmen. Megjithatë, ai ka konfirmuar se ende nuk është arritur një dakordësi për garancitë e sigurisë që SHBA do t’i ofrojë Ukrainës.
Zelensky përmendi një fond në pronësi të përbashkët SHBA-Ukrainë, në të cilin do të kontribuoheshin 50% e të ardhurave nga burimet natyrore të Ukrainës. Megjithatë, ai theksoi se është “shumë herët për të folur në terma konkrete me shifra parash”.
Presidenti ukrainas sqaroi se ekipi i tij i ka kërkuar palës amerikane që marrëveshja të përfshijë garanci sigurie për Ukrainën, por deri më tani nuk është arritur asnjë dakordësi konkrete.
“Doja të kishte një përkufizim të qartë për garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe është e rëndësishme që kjo të jetë e përfshirë,” deklaroi ai.
I pyetur nga BBC nëse do të tërhiqej nga marrëveshja nëse Trump nuk ofronte garancitë e sigurisë që Ukraina kërkon, ai u përgjigj:
“Dua të gjej një rrugë drejt NATO-s apo diçka të ngjashme. Nëse nuk marrim garanci sigurie, nuk do të ketë armëpushim, asgjë nuk do të funksionojë.”
Zelensky theksoi se çështja kryesore për të mbetet vazhdimi i ndihmës amerikane për Ukrainën. Ai e përshkroi marrëveshjen për mineralet si “fillimin e një suksesi të madh”.
“Suksesi do të varet nga biseda jonë me Presidentin Trump,” tha ai, duke shtuar se do të këmbëngulë për garancitë e sigurisë për Ukrainën si pjesë e çdo marrëveshjeje dypalëshe që do të firmosë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut