“Burimet natyrore do ndahen me SHBA”- Zbardhet draft-marrëveshja e Trump me Ukrainën

25 Shkurt 2025 | 10:29

Shtetet e Bashkuara do t’i propozojnë këtë javë Ukrainës një marrëveshje bilaterale që do të garantojë sigurinë e vendit, duke i ofruar një rol bashkëmenaxhues mbi burimet natyrore.

Sipas projekt-marrëveshjes së siguruar nga Euronews, drafti i dokumentit parashikon krijimin e një “Fondi të Investimeve të Rindërtimit”, të cilin SHBA do ta financojë dhe do ta bashkëmenaxhojë me Ukrainën. Ky fond do të synojë zhvillimin ekonomik të vendit duke përfshirë sektorët e burimeve minerale, naftës dhe gazit, si dhe infrastrukturën dhe portet, derisa të arrihet financimi i plotë i tij.

Fondi do të operojë gjatë periudhës së mbrojtjes dhe rindërtimit të Ukrainës, deri sa ekonomia e saj të arrijë nivelin e PBB-së së vitit 2021. Qeveria e Ukrainës pritet të kontribuojë me 50% të të ardhurave nga burimet në fond, pas zbritjes së shpenzimeve operative, ndërsa në rastin e territoreve të pushtuara nga Rusia, të cilat mund të çlirohen, ky kontribut rritet në 66%.

Kontributet e Ukrainës do të vazhdojnë “derisa të arrijnë shumën prej 500 miliardë dollarësh”, sipas dokumentit. Për më tepër, Ukraina do të detyrohet të japë fonde shtesë të barabarta me dyfishin e shumës që SHBA siguron pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes.

Dokumenti thekson gjithashtu se SHBA “synon të sigurojë një angazhim financiar afatgjatë për zhvillimin e një Ukraine të qëndrueshme dhe ekonomikisht të prosperuar”.

Projekt-marrëveshja është hartuar më 21 shkurt 2025 dhe burime të Euroneës bëjnë të ditur se ajo pritet të miratohet e pandryshuar, më 26 shkurt. D

Marrëdhëniet mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara kanë shënuar një ftohje që pas rizgjedhjes së presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka nisur negociata të drejtpërdrejta me autoritetet ruse për të ndaluar luftën, duke anashkaluar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Fundjavën e kaluar, Trump e quajti Zelenskyyn “një diktator”, gjë që shkaktoi reagime të ashpra nga liderët evropianë, përshirë kryeministrin britanik Keir Starmer dhe kancelarin në largim të Gjermanisë, Olaf Scholz.

Ndërkaq, mbështetja e BE-së për Ukrainën mbetet një prioritet për liderët evropianë. Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka thirrur një samit të jashtëzakonshëm të krerëve të shteteve të BE-së më 6 mars, për të diskutuar zhvillimet dhe mbrojtjen e Ukrainës.

Ndërkohë, të hënën Donald Trump deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin do të pranonte vendosjen e trupave paqeruajtëse evropiane në Ukrainë si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme për përfundimin e luftës. Ky koment u bë në fillim të takimit të Trump me presidentin francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë, në përkujtim të përvetë 3-vjetorit të pushtimit rus të Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026