“Po flinte, kur i shkoi Bassent! Nuk e priti”- Trump vijon sulmet ndaj Zelenskyt

20 Shkurt 2025 | 12:53

Presidenti amerikan Donald Trump akuzoi të mërkurën Ukrainën për pritje jo miqësore të Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, gjatë vizitës së tij të fundit në Kiev për t’u takuar me Presidentin Volodymyr Zelensky.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, u takua javën e kaluar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev për të diskutuar një marrëveshje që do t’i jepte Uashingtonit akses në mineralet e rralla të Ukrainës në këmbim të mbështetjes për sigurinë e vendit.

Megjithatë, sipas ish-presidentit Donald Trump, takimi nuk rezultoi i suksesshëm. Gjatë një bisede me gazetarët në bordin e “Air Force One”, Trump deklaroi se Zelensky refuzoi marrëveshjen dhe se nuk ishte i disponueshëm për të takuar Bessentin pasi ishte duke fjetur.

“Scott Bessent shkoi atje dhe u trajtua mjaft vrazhdë sepse, në thelb, ata i thanë ‘jo’. Dhe Zelensky nuk ishte i disponueshëm për një takim pasi ishte në gjumë,” deklaroi Trump për gazetarët. Një pretendim i rremë pasi takimi u zhvillua më 12 shkurt.

“Ai udhëtoi shumë orë dhe kur mbërriti atje, u kthye duarbosh. Ata nuk pranuan të nënshkruanin dokumentin,” tha Trump.

Deklaratat e Trump, janë në vazhdën e një sulmi frontal që presidenti amerikan ka nisur ndaj presidentit të Ukrainës.

Ai e cilësoi Zelenskyn si një “diktator” që refuzon të mbajë zgjedhje dhe argumentoi se Rusia është e avantazhuar në negociatat për t’i dhënë fund luftës.

Nga ana tjetër, Zelensky reagoi duke e akuzuar Trumpin se po jeton mes dezinformimit rus.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë mbështetësi kryesor i Ukrainës që prej pushtimit rus në shkurt të vitit 2022, duke ofruar ndihmë financiare dhe ushtarake thelbësore. Megjithatë, Trump ka vënë në dyshim vazhdimin e kësaj ndihme, duke propozuar që çdo mbështetje e ardhshme të kushtëzohet me përfitime strategjike për SHBA-në, siç është aksesimi i burimeve minerale të Ukrainës.

Bessent, është anëtari i parë i kabinetit të Trump që viziton Ukrainën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
19:40 | 15/07/2026

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026