Trump për Zelenskyn: Një komedian bindi SHBA të shpenzonte 350 mld për një luftë…

19 Shkurt 2025 | 17:12

Presidenti i SHBA Donald Trump ka reaguar ashpër me anë të një postimi në X ku është shprehur se Zelensky është një komedian i moderuar i cili bindi SHBA-në të shpenzonte 350 miliardë dollarë për një luftë që nuk mund ta fitojë dhe as ta përfundojë pa SHBA-të.

Trump shkruan gjithashtu se “gjumashi” Biden ka gabuar duke mos kërkuar barazi mes shpenzimeve të SHBA-së dhe të BE-së.

Postimi i Donald Trump në X:

Një komedian me sukses të moderuar, Volodymyr Zelenskyy, e bindi Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shpenzonin 350 miliardë dollarë për të hyrë në një luftë që nuk mund të fitohej, që nuk duhej të kishte filluar kurrë, por një luftë që ai, pa SHBA-në dhe “TRUMP-in,” nuk do të jetë kurrë në gjendje ta përfundojë.

Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar 200 miliardë dollarë më shumë se Evropa, dhe ndërsa paratë e Evropës janë të garantuara, SHBA nuk do të marrë asgjë mbrapsht. Pse gjumashi Joe Biden nuk kërkoi barazim, duke qenë se kjo luftë është shumë më e rëndësishme për Evropën sesa për ne — ne kemi një oqean të madh dhe të bukur që na ndan.

Për më tepër, Zelenskyy pranon se gjysma e parave që i kemi dërguar janë “ZHDUKUR.” Ai refuzon të mbajë zgjedhje, është shumë poshtë në sondazhet ukrainase, dhe e vetmja gjë që dinte të bënte mirë ishte të luante Biden-in “si një violinë.”

Një diktator pa zgjedhje, Zelenskyy duhet të veprojë shpejt, përndryshe nuk do t’i mbetet më një vend. Ndërkohë, ne po negociojmë me sukses për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, diçka që të gjithë pranojnë se vetëm “TRUMP-i” dhe administrata Trump mund ta bëjnë. Biden nuk u përpoq kurrë, Evropa ka dështuar të sjellë paqe, dhe Zelenskyy ndoshta dëshiron që “treni i parave” të vazhdojë.

E dua Ukrainën, por Zelenskyy ka bërë një punë të tmerrshme, vendi i tij është shkatërruar dhe MILIONA njerëz kanë vdekur kot – Dhe kështu vazhdon…

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026