Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot

15 Korrik 2026 | 18:51

Gara për sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike u zgjerua në momentet e fundit, pasi Saimir Korreshi vendosi të kandidojë përballë Flamur Nokës për këtë post.

Deputeti demokrat e bëri të ditur kandidimin pak para mbledhjes së Këshillit Kombëtar, duke theksuar se vendimi ishte marrë gjatë ditës dhe se nuk kishte pasur nevojë për një fushatë të posaçme për të kërkuar mbështetje.

“Është vendim i ditës së sotme”, tha Korreshi, duke shtuar se kandidimi ishte një zgjedhje e tij: “Nuk më detyron njeri”.

Përballë pyetjeve nëse kishte pasur kohë për të bërë lobim te anëtarët e Këshillit Kombëtar, Korreshi u shpreh se emrat e dy kandidatëve janë të njohur brenda demokratëve.

“Na njohin. Lobimi është ajo çka ne përfaqësojmë me njëri-tjetrin. Të gjithë e dinë, nëse ka ardhur koha që do ndryshojë, do ndryshojë”, deklaroi ai.

I pyetur se çfarë do të bënte nëse do të renditej i dyti në këtë garë, Korreshi nuk dha një përgjigje konkrete, duke thënë: “Të mbarojë njëherë votimi”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën

Mbledhja e Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale u shoqërua me debate mes kryetarit të komisionit, Fatmir Xhafaj, dhe Avokatit të Popullit, Endrit...
17:52 | 15/07/2026

Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, do të kandidojë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, përballë Flamur Nokës, i cili synon një mandat...
17:17 | 15/07/2026

Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë

Sot është zhvilluar mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale në Kuvendin e Shqipërisë, ku, sipas burimeve, nuk është arritur dakordësi për rendin e...
17:03 | 15/07/2026