“Me kënaqësi”- Putin i hapur për një takim me Trump, çfarë thotë për negociatat

19 Shkurt 2025 | 16:49

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka reaguar për herë të parë pas negociatave të mbajtura për Ukrainën në Arabinë Saudite.

Putin i vlerësoi si pozitive bisedimet me zyrtarët amerikanë dhe u shpreh i hapur të takohej me presidentin Donald Trump.

“Takohem me kënaqësi”, deklaroi Putin, por theksoi se një takim i tillë duhet të jetë i përgatitur mirë.

Duke folur me gazetarët në Shën Petersburg, Putin dekalroi se nuk ka pasur marrëdhënie të ngushta me Trump dhe se nuk kishin komunikuar për një kohë të gjatë.

Sipas tij, edhe Trump dëshiron një takim, por një përgatitje e kujdesshme nga të dyja palët është e nevojshme për të adresuar çështjet kyçe në tryezën e bisedimeve.

“Kjo nuk është një detyrë e lehtë,” tha Putin, duke theksuar se duhen hapa konkretë për të përmirësuar marrëdhëniet SHBA-Rusi.

Ai shtoi se bisedimet mes dy vendeve, të mbajtura së fundmi në Arabinë Saudite, kishin për qëllim “rivendosjen” e marrëdhënieve dypalëshe dhe rritjen e nivelit të besimit, një element kyç për zgjidhjen e krizës ukrainase.

Putin nënvizoi gjithashtu se Rusia nuk e ka refuzuar kurrë dialogun me Evropën apo procesin e negociatave me Ukrainën.

Ai u shpreh i gatshëm të bisedojë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, nëse është e nevojshme.

Pavarësisht deklaratës, presidenti rus ka vënë në dyshim legjitimitetin e Zelensky-t, duke kujtuar se mandati i tij presidencial përfundoi në maj 2024.

Zyrtarët ukrainas, nga ana e tyre, argumentojnë se zgjedhjet nuk mund të mbahen për shkak të luftës dhe ligjit ushtarak në fuqi.

“Askush nuk po e përjashton Ukrainën nga ky proces,” tha Putin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
19:40 | 15/07/2026