Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit

15 Korrik 2026 | 21:31

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar për mediat debatin e zhvilluar me anëtaren e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçanaj, gjatë mbledhjes së forumit.

Berisha deklaroi se rezoluta që Kuçanaj kërkoi të lexohej nuk u përfshi në rendin e ditës, pasi sipas tij nuk ishte paraqitur në përputhje me procedurat e parashikuara në statutin e partisë.

Ai theksoi se çdo anëtar i PD-së gëzon të drejtën për të paraqitur rezoluta, por vetëm duke respektuar rregullat statutore.

“Rezoluta është e përcaktuar se si paraqitet. I kam kthyer një përgjigje sot paradite për kërkesën e saj. Nëse e bëjmë jashtë statutit, nuk është kompetencë e imja. Kam detyrë të mos i mohoj asnjë të drejtë askujt në përputhje me statutin”, u shpreh Berisha.

Në deklaratën e tij, kreu i demokratëve foli edhe për procesin e votimit në parti, duke garantuar se rezultati do të bëhet publik në mënyrë transparente.

“Rezultatin kjo parti e nxjerr para kamerave. Ai tjetri, që nga 2009 e deri më sot, ka ekzekutuar votën”, deklaroi Berisha, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për cenimin e votës së lirë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të PD-së ditën e sotme, ku janë diskutuar çështje të aktualitetit kombëtar, përfshirë...
20:16 | 15/07/2026

Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund

Ish-kandidatja për deputete e Partisë Demokratike dhe anëtarja e Këshillit, Ilirjana Kuçana, ka reaguar pas debatit publik që pati përpara kamerave me kreun e PD-së,...
20:02 | 15/07/2026

Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu

Këtë të mërkurë në mbledhjen Këshillit Kombëtar të PD-së pas përfundimit të propozimeve për ekipin drejtues nga Kreu i PD-së Sali Berisha ka pasur një...
19:18 | 15/07/2026