Trump fajësoi Ukrainën për luftën, negociatat SHBA- Rusi shkaktojnë zemërim në Kiev

19 Shkurt 2025 | 11:42

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka fajësuar hapur Ukrainën për luftën me Rusinë, duke deklaruar se Kievi duhet të kishte bërë lëshime për të shmangur konfliktin. Deklaratat e tij erdhën pas një takimit mes zyrtarëve rusë dhe amerikanë në kuadër të raundit të parë të bisedimeve për një marrëveshje paqeje në Ukrainë.

Duke folur nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago, Trump kritikoi Ukrainën për qëndrimin e saj dhe la të kuptohet se Kievi është përgjegjës për përshkallëzimin e luftës. “Sot dëgjova: ‘Ne nuk ishim të ftuar.’ Epo, ju keni qenë atje për tre vjet. Duhet ta kishit ndalur. Nuk duhet ta kishit filluar kurrë,” deklaroi ai.

Trump theksoi se një “negociator i aftë” mund të kishte arritur një marrëveshje me Rusinë pa humbje të mëdha territoriale dhe njerëzore. Kjo deklaratë pasqyron qëndrimin e tij të mëparshëm se ai do të kishte parandaluar pushtimin rus nëse do të ishte president në atë kohë.

As Ukraina dhe as vendet evropiane nuk u ftuan në bisedimet e mbajtura në Riad, një fakt që ka shkaktuar zemërim në Kiev. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy anuloi një vizitë të planifikuar në Arabinë Saudite veçanërisht pas komenteve të Trump.

Megjithatë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se SHBA-ja nuk synon të përjashtojë Ukrainën nga negociatat e mundshme për paqe.

“Askush nuk është lënë jashtë,” deklaroi ai. “Natyrisht, do të ketë konsultime me Ukrainën dhe partnerët tanë evropianë. Por, në fund të fundit, Rusia është një palë e domosdoshme për këtë përpjekje.”

Këshilltari për sigurinë kombëtare në SHBA, Mike Ëaltz, u përpoq të ulte tensionet, duke theksuar se Trump ka biseduar me Zelenskyn pas një telefonate me Putinin javën e kaluar dhe se zyrtarë të lartë amerikanë janë takuar me liderin ukrainas në Gjermani.

Ekspertët kanë shprehur shqetësim se kjo qasje mund të çojë në një zgjidhje të konfliktit në favor të Rusisë. “E gjithë kjo duket më shumë si një seri kapitullimesh amerikane sesa një negociatë e vërtetë,” tha Nigel Gould-Davies, ekspert i Euroazisë në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike në Londër.

Ndërkohë, Rubio sugjeroi se një marrëveshje me Moskën mund të krijojë “mundësi të jashtëzakonshme” për marrëdhëniet SHBA-Rusi, por nuk dha detaje specifike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026