Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

15 Korrik 2026 | 19:40

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri kanë kërkuar menjëherë ndihmë emergjente.

Një anëtar nga ekuipazhi deklaroi se ishte një situatë e frikshme dhe se treni po kalonte me shpejtësi pranë disa pemëve gjithashtu të përfshira nga flakët, konkretisht pranë Armstrong, Ontario.

Hekurudha Kombëtare Kanadeze tha në një deklaratë se punëtorët që ishin bllokuar u shpëtuan të gjithë në mënyrë të sigurt dhe se operacionet janë pezulluar përkohësisht në rajon.

Aktualisht ka 838 zjarre aktive në të gjithë Kanadanë, sipas Qendrës Kanadeze Ndëragjencore të Zjarrit Pyjor.

Më shumë se një duzinë zjarresh po digjen gjithashtu në Minesota, një shtet amerikan në kufirin kanadez, për shkak të nxehtësisë ekstreme, kushteve të thata dhe erërave të forta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026