Kurti nis takimet zyrtare në Bruksel, priten takime me zyrtarë të BE
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nis sot takimet zyrtare në Bruksel, në vizitën e tij të parë që kur mori mandatin në krye të Qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Në delegacion me kryeministrin janë edhe dy zëvendëskryeministra, Donika Gërvalla-Schwartz, dhe Besnik Bislimi.
Kurti fillimisht do të ketë takim me kryeministrin e Belgjikës Aleksandar De Croo, për të vazhduar më pas me takimet në Komisionin Evropian. Kurti pritet të takojë edhe presidentin e Parlamentit Evropian, David Sasoli.
Ndërkaq, nëser do te ketë takime me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe me Përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Më herët gjatë javës zyrtarët e lartë të BE-së për vazhdimin e dialogut kanë biseduar edhe me presidentin Serbisë Aleksandar Vuçiç e madje Përfaqësuesi i lartë Josep Borrell ka përmendur edhe datën 11 maj si ditë e caktuar për takimin Kurti-Vuçiç.
Qeveria e Kosovës ka mohuar se është dakordësuar një datë e tillë. Ndërkohë, në BE kanë sqaruar se ajo është vetëm një “datë e mundshme” dhe se “po punohet për të caktuar një datë për takimin e tyre”.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta