Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme mohon se blloku evropian ndan qëndrimet e përmendura në një media kosovare
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme Peter Stano, ka mohuar se blloku evropian ndan qëndrimet e përmendura në një “non-paper” të supozuar, të botuar nga gazeta Koha Ditore në Kosovë, e më pas edhe nga disa media tjera.
“Si rregull i përgjithshëm ne nuk e komentojmë asnjë non-paper të supozuar apo dokumente që pretendohet të jenë non-paper, që paraqiten në media të ndryshme. Në rastin në fjalë, dokumenti i supozuar nuk paraqet pozicionin e BE-së dhe atë nuk e kanë marrë as Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së e as Përfaqësuesi i lartë”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të BE-së.
“Non-paper”, është një term që përdoret në BE lidhur me pikat e diskutimeve që ndahen në mënyrë konfidenciale ndërmjet qeverive dhe institucioneve.
Gjermania e ka hedhur poshtë vërtetësinë e “non-paperit” që u tha se është hartuar nga ajo dhe Franca.
“Ky dokument nuk është i vërtetë dhe nuk reflekton në asnjë mënyrë pozicionet e Gjermanisë dhe Francës”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës gjermane, dhënë Radios Evropa e Lirë.
Në Qeverinë e Kosovës, kanë refuzuar të komentojnë informacionet që përmban ky “non-paper” i ri.
Në BE pohojnë se janë në përgatitje të një takimi të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç.
Madje, përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell ka përmendur edhe datën 11 maj si datë të caktuar për dialog, ndonëse një datë e tillë nuk është konfirmuar nga Qeveria e Kosovës.
Mirëpo zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë më 26 prill se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka marrë kurrfarë ftese as njoftimi për takim në këtë datë.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të enjten do të ketë takime me zyrtarë të lartë të BE-së ku dialogu, sikur edhe përgatitjet për takimin e tij me presidentin e Serbisë, do të jenë ndër temat e diskutimeve.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ka nisur më 2011.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta