Nis numërimi për kandidatët, surpriza e PS në Shkodër, kush udhëheq listën e të preferuarve të PD në Tiranë

28 Prill 2021 | 08:44

Gjatë gjithë ditës së djeshme në të 92 e KZAZ-të e vendit është vijuar me numërimin e votave të kandidatëve. Në disa qarqe madje, numërimi ka ecur me ritme shumë të mira, ndërkohë që është ndërprerë mbrëmjen e djeshme në orën 00:00 për të rifilluar sot në orën 9:00.

Këto janë zgjedhjet e para, ku votuesi ka pasur mundësi për të votuar edhe për kandidatin, jo vetëm për partinë. Me anë të këtij ndryshimi, është bërë e mundur që lista e kandidatëve të renditur nga kryetari i partisë, të ndryshojë në varësi të votave të marra.

Por çfarë ka ndodhur deri më tani? Në Qarkun e Shkodrës ka një surprizë në Partinë Socialiste; udhëheq Benet Beci me mbi 3 mijë vota, i ndjekur më pas nga Paulin Sterkaj me rreth 2500 vota.

Një tjetër detaj interesant është fakti që tashmë kryeministri Edi Rama, i renditur i 8 në listën e Qarkut Vlorë e ka kaluar herësin me një numër shumë të madh votash, 10660.

Nga numërimi i deritanishëm, listën e të preferuarve në Tiranë për Partinë Demokratike e udhëheq kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi me 883 vota, i ndjekur nga Lulzim Basha 279 vota, më pas vjen Agron Shehaj me 193 vota, Orjela Nebijaj 155, Sali Berisha ka vetëm 98 vota.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë

Në emisionin “E Vërteta me Fjalë” në Euronews Albania, Baton Haxhiu, autori i emisionit analizon fenomenin e votave të pavlefshme dhe sipas tij ky është...
11:57 | 08/05/2021

Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, u përdor për herë të parë vota preferenciale. Por, listat nuk ishin plotësisht të hapura pasi siç e tregon...
19:36 | 03/05/2021

Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike

Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka dhënë dorëheqjen si drejtues kësaj force politike pas rezultatit zhgënjyes që mori në zgjedhjet parlamentare të 25...
13:00 | 02/05/2021