Liverpool me hap kampioni, ndalet Arsenal
Liverpool ka thelluar edhe më tepër diferencën me vendin e dytë, duke u shkëputur në 13 pikë nga Arsenali. Të kuqtë triumfuan në ndeshjen e radhës ndaj Newcastle në shifrat 2-0.
Liverpool ecën i sigurt drejt titullit kampion edhe pse jemi 10 javë para fundit të kampionatit anglez, të kuqtë kanë bindur çdo moment e ofrojnë sigurinë se ndeshjet e mbetura mund të cilësohen vetëm si formalitet. Të mërkurën, të besuarit e Arne Slot mposhtën Newcastle pa vështirësi, duke e likuiduar në shifrat 2-0. Dominimi absolut në të dyja fraksionet, ndërsa goli i parë erdhi nga Szoboszlai në minutën e 11, pas asistit të Diaz.
Në pjesën e dytë ishte radha e McAllister pas një pasimi të bukur nga Salah, me argjentinasin që mposhti portierin Pope. 2-0 dhe Liverpool e sheh veten 13 pikë para Arsenalit të vendit të dytë, duke blinduar kreun e Premier League. Arsenali hodhi një tjetër hap fals, megjithëse matematika ia lejon të shpresojë se llogaritë mund të përmbysen, por gjasat janë thuajse zero, duke parë ritmin e kundërshtarit.
Topçinjtë barazuan pa gola ndaj Nottingham në transfertë, ndërsa të dyja ekipet po kalojnë një formë momentale jo shumë të mirë, ku vinin nga humbja. Sa i përket dueleve të tjera të kësaj jave, Manchester City mposhti minimalisht Tottenhamin me golin e Haaland, ndërsa Manchester United përmbysi Ipswich.
LEXONI GJITHASHTU:
- Milani eliminohet nga Liga e Kampionëve, kualifikohet Feyenoordi
- Çerekfinalet e kupës së Italisë, Milani përballet me Romën
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti