Sekuestrohen pasuritë e ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe dy ish-gjyqtarëve, reagon SHBA
Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar pasuritë e 3 ish-gjyqtarëve të shkarkuar nga vetingu.
Ish kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja i është sekuestruar një apartament 60 m2 në Golem, ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo i është sekuestruar një dyqan 172m2 në Tiranë ndërsa ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, 3 pasuri e llojit trual në qytetin e Vlorës.
Hetimi për 3 gjyqtarët e larguar nga sistemi kishte nisur që në maj të 2020-ës për akuzën e refuzimit dhe fshehje së pasurisë. Nga hetimi ka rezultuar se këto subjekte kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur.
Lidhur me këtë veprim të fundit të SPAK ka reaguar ambasadorja e SHBA, Yuri Kim e cila përmes një postimi në Twitter shprehet se reforma në drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur, por po ecën përpara, hap pas hapi.
“Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK për të konfiskuar pasurinë e dy ish- gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe një ish- gjyqtar të Gjykatës së Lartë, të cilët nuk e kaluan dot procesin e vetingut duke fshehur pasurinë”, shkroi ambasadorja në Twitter.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta